E-15 del nga Koalicioni për Kosovë të Re
Prishtinë, 12 tetor - Grupi i ekspertëve E-15 diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, sidomos për çështjen e privatizimit të ndërrmarrjeve publike.
Grupi E-15 konstatoi se angazhimi i deritashëm në Koalicionin për Kosovën e Re në Qeveri nuk ka qenë rezultativ në realizimin e programit ekonomik të KKR, si dhe përmirësimit të funksionimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, thuhet në njoftimin e këtij grup.
Duke qenë se përkundër angazhimit të E15 në kuadër të Grupit Parlamentar gjendja nuk ka ndryshuar për të mire dhe se përpjekjet e Grupit E-15 për arritjen e një qëndrimi të përbashkët të KKR rreth këtyre çështjeve nuk kanë qenë të frytshme, veçanarisht lidhur me privatizimin e ndërrmarrjeve publike, Grupi E-15 tani e tutje nuk do të veproj në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re, thuhet në njoftim.