Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë vizitojnë Kosovën
Prishtinë, 9 tetor - Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështje të Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi, do të qëndrojnë në Kosovës gjatë ditës së sotme.
Përveç vizitës së të dërguarit të posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, bëhet e ditur se në Kosovë do të qëndrojë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, lidhur me vizitën e dy përfaqësuesve të lartë amerikanë, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se mbështetja e SHBA-së, për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore.
“Mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore: I dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Kosnett përderisa ka shpërndarë një fotografi të postuar në profilin e Ambasadës së SHBA-së në Gjermani, dhe ku të dy zyrtarët e lartë amerikanë shihen teksa bisedojmë me zyrtarët gjermanë për situatën në rajonin e Ballkanit.