Dy deputetë të JSL i bashkohen qeverisë së Thaçit
Prishtinë, 13 shkurt - Dy nga katër deputetët e Listës Unike Serbe (JSL), të cilës i prinë Rada Trajkoviç, përkundër marrëveshjes brenda koalicionit kanë marrë vendim që të përkrahin formimin e qeverisë së Kosovës në krye me PDK-në e Hashim Thaçit, ka deklaruar Rada Trajkoviç, duke theksuar se ajo do të qëndrojë në opozitë, raporton agjencia Beta.
Thaçi, sipas Trajkoviçit, në përpjekje për postin e kryeministrit drejtpërdrejt është përzier në marrëdhëniet e JSL dhe në mënyrë të dyshimtë ka siguruar përkrahjen në luftën për kryeministër.
Me korrupsion apo me metoda të tjera për mua të panjohura, ka arritur që të fitojë dy deputetë tanë, ka thënë Trajkoviç. Sipas saj, ajo dhe Sreten Jovanoviç do t`u mbesin konsekuent parimeve për mos qenë pjesë e qeverisë së të Kosovës.