15 Janar 2025

Dy deputetë largohen nga Koalicioni për Kosovën e Re

Prishtinë, 13 tetor - Udhëheqësi i grupit të ekspertëve “E15”, Muhamet Mustafa, dhe anëtari i PD-së, Amir Ahmeti, të dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë vendosur të largohen nga Koalicioni për Kosovën e Re.

Me largimin e Mustafës dhe Ahmetit koalicioni qeveritar ka mbetur me 57 deputetë, që nuk është as gjysma e numrit të përgjithshëm të deputetëve që zënë vend në Kuvendin 120-anëtarësh.

Si i kanë arsyetuar largimet e tyre nga Koalicioni Kosova e Re e me këtë edhe nga koalicioni qeveritar këta dy deputetë, kush është ende tamam opozitë në Kuvend dhe a po përdoren nga koalicioni qeveritar për të kaluar çështje të ndryshme në Kuvend dhe cili është raporti momental i forcave në parlamentin e vendit.

Muhamet Mustafa tha se i ka dhënë fund pranisë në Koalicionin për Kosovën e Re për shkak të pakënaqësisë në mënyrën e menaxhimit të grupimit politik.

Mustafa tha se pavarësisht mendimeve të njëjta me z.Pacolli para disa javëve, të bërë në detaje në një diskutim, por votimi për privatizimin ndodhi ndryshe nga grupi i KKR-së.

Ai më pas ka përmendur disa pakënaqësi të mëhershme si kur ka kërkuar sqarim për taksën në favor të “Sharr-cemit”, po ashtu edhe për braktisjen e parlamentit në dy raste nga shumica. Ai tha se në rastin e fundit nuk e ka lëshuar seancën vetëm Mustafa dhe deputeti Amir Ahmeti.

Ai tha se para një jave ka provuar ta ketë një mbledhje të Grupit Parlamentar, dhe nuk ka pasur gatishmëri, dhe nuk ka pasur interesim.

Sa i përket largimit të tij tha se beson se z.Pacolli i vjen keq për largimin e tij, ai tha se nuk është rezultat i pikëpamjeve si për privatizimin, por për shkak të menaxhimit, mungesës së takimeve. Ai tha se nuk është i preokupuar me fatin e ardhshëm të koalicionit, dhe se vetë do të mbetet deputet që do të përfaqësojë grupacionin e krijuar prej tij, E-15.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)