DV: Në Rahovec LDK e para AAK e dyta
Prishtinë, 24 nëntor - Demokracia në Veprim (DV) i ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve preliminare për kryetar të komunës së Rahovecit.
Sipas këtyre rezultateve kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, prinë me 27.80 % të votave. Pas tij radhitet kandidati i AAK, Smajl Latifi, me 26.88 % të votave, ndërsa kandidati i PDK së, Xhelal Canziba, ka fituar 26.63 % të votave.
Numërimi i 405 votave me kusht, do të jetë përcaktues për balotazhin, i cili pritet të zhvillohet me 19 dhjetor.
Gjatë ditës do të numërohen këto vota dhe Komisioni Qendror Zgjedhor pritet ti kumtojë rezultatet.
Zyrtarët e KQZ-së patën publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit, sipas të cilave listës i printe kandidati i LDK-së dhe ai i PDK-së.
AAK kishte reaguar duke thënë se kanë gjetur parregullsi dhe se kandidati i tyre ka vota të mjaftueshme për të hyrë në balotazh.