27 Dhjetor 2024

DV do të monitoroj zgjedhjet lokale në Gjilan

Prshtinë, 12 mars 2010 - Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka përcjell fushatën një-javore parazgjedhore në Gjilan, me c’rast vlerëson se përkundër një fushate të qetë, ka pasur edhe raste të përdorimit të një gjuhë të ashpër politike dhe fyese e kandidatëve në garë për Gjilanin.
 
Me këtë rast, Demokracia në Veprim informon opinionin publik se do të monitoroj edhe raundin e tretë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet në Gjilan me datën 14 mars 2010. Demokracia në Veprim do t’i ketë të angazhuar 169 vëzhgues të cilët do t’i mbulojnë të gjitha vendvotimet, si dhe do të ketë disa ekipe lëvizëse të monitoruesve.
 
Demokracia në Veprim ju bënë thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në proces që të angazhohen për një proces të drejtë dhe demokratik. Demokracia në Veprim po ashtu i bënë thirrje qytetarëve që të dalin në këto zgjedhje dhe të zgjedhin kryetarin e tyre të ardhshëm.
 
Qendra për komunikim me publikun e Demokracisë në Veprim, do të bartet në Gjilan (hotel Luli, afër qendrës së qytetit), ku me konferenca ditore do të informohet publiku me rrjedhën e procesit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)