Durmishi viziton punimet në platonë afër çerdhes Lulevera
Prishtinë, 24 qershor - Në kuadër të investimeve infrastrukturore në lagjen Dardania ka filluar edhe regjenerimi i platosë në afërsi të institucionit parashkollor Lulevera. Për herë të parë, pas shumë vitesh, bëhen investime të këtilla në këtë lagje.
Vlera e investimeve në këtë plato është rreth 100 mijë euro, ndërsa afati i kryerjes së punimeve është 30 ditë pune. Punimet janë duke u zhvilluar me një intensitet të lartë, ndërsa nuk do të zgjasin shumë.
\"Ky është një projekt përafërsisht i ngjashëm sikurse platoja afër PTK së. Në këtë mënyrë do të kompletohet një pjesë e infrastrukturës në lagjen Dardania dhe do ta ketë pos një pamje shumë të mirë, po ashtu do të kryhen edhe hidroizolimet, do të vendosen pllaka të cilësisë shumë të lartë, por edhe me hapësira të gjelbra dhe kënde rekreative që janë planifikuar në kuadër të kësaj platoje, tha drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi.
Komuna e Prishtinës planifikon që në të ardhmen ti rigjenerojë edhe platotë e tjera që ndodhen në këtë pjesë të qytetit.