04 Maj 2024

Dukagjini përkrah Statutin e ri dhe reformat në LDK

Prishtinë, 8 janar - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, bashkë me anëtarët e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të LDK-së, dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë, i kanë vazhduar edhe sot diskutimet me anëtarësinë e gjerë për plotësimin dhe ndryshimet e Statutit të saj, si dhe për vazhdimin e procesit të reformave të brendshme në parti.

Në këtë vazhdë, u mbajtën dy takime, një në Pejë dhe një Klinë, në të cilat, ashtu si edhe në takimet e derisotme, iu dha mbështetje e plotë Projekt-Statutit të ri dhe procesit të reformës së brendshme në të gjitha nivelet dhe strukturat e partisë.

Duke folur para drejtuesve dhe anëtarësisë së degëve të LDK-së së Pejës, Istogut, Gjakovës, Deçanit dhe Junikut, Kryetari Mustafa tha se “misioni i LDK-së është të ndërtojë një lidership të fortë, i cili do të ngre dhe do të forcojë besimin e qytetarëve të Kosovës dhe të komunitetit ndërkombëtar, vitalitetin e Kosovës si shtet i pavarur, të krijojë dhe të ofrojë politika që gjenerojnë cilësi të lartë të jetës dhe respektim të të drejtave të çdo njeriu dhe të promovojë mundësi dhe qasje të barabartë të gjithë qytetarëve në arsim, shëndetësi, jetë sociale dhe shërbime publike”.

Gjithashtu, Kryetari Mustafa theksoi se, për ta arritur këtë mision, LDK-ja ka për objektiv ndërtimin e një Kosove evropiane, në të cilën forcohet demokracia qytetare, sundon ligji dhe respektohen të drejtat e njeriut, promovohet mirëqenia e qytetarit dhe zhvillimi ekonomik, stimulohet tregu i hapur dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e ideve, mbështetur në arsim modern dhe në shoqëri të dijes, në të cilën respektohen vlerat dhe traditat e qytetarit të Kosovës.

Pas fjalës së Kryetarit Isa Mustafa, udhëheqësi i Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të LDK-së, Agim Veliu paraqiti detajisht përmbajtjen e këtij projekti, ndërsa vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre i dhanë përfaqësuesit e të gjitha degëve pjesëmarrëse, si dhe ato të forumeve përkatëse të gruas.

Po në këtë frymë ka kaluar edhe takimi i pasdites, i mbajtur në Klinë, ku përveç përfaqësuesve të Degës së LDK-së në këtë qytet, morën pjesë edhe drejtuesit dhe anëtarët e degëve të Rahovecit dhe të Malishevës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)