19 Janar 2025

Duhet t’i japim kuptim lirisë dhe shtetit

Prishtinë, 5 janar -  Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, është shprehur i pakënaqur me të arriturat e shtetit gjatë vitit 2013. Ai ka thënë se ka pasur mundësi të punohet më shumë.

Sipas tij, institucionet e vendit duhet ta përfundojnë sa më shpejt fazën e tranzicionit sepse ka ardhur koha t’u jepet kuptim lirisë dhe shtetit.

Jashari ka kërkuar nga institucionet e vendit që gjatë 2014-s të bashkohen rreth një projekti zhvillimor, i cili do të rezultojë me zhvillim demokratik, sundim të ligjit dhe përmirësim të imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare.

“Konsideroj se fati dhe shpëtimi i vendit është përmbyllja e tranzicionit në mënyrë që të mund t’i kthehemi funksionimit normal të shtetit. Prandaj ka ardhur koha mos t’i varim shpresat gjithmonë tek të tjerët. Tani ne duhet ta marrim iniciativën sepse kemi lirinë dhe shtetin. Pra, na takon t’i japim kuptim lirisë dhe shtetit tonë”, ka deklaruar Jashari në intervistën për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve nacionale të 2014-s të gjitha institucionet duhet të bashkohen në një projekt të vetëm për ecjen përpara të shtetit.

“Do të kisha dashur që institucionet e ardhshme, qeveria, cilado që të jetë ajo, pavarësisht kombinimeve, të gjithë të futen me një projekt zhvillimor të vendit dhe krejt energjinë tonë pozitive ta shpenzojmë kah zhvillimi demokratik, sundimi i ligjit dhe kah përmirësimi i imazhit të qytetarëve të Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Jashari.

 

Po ashtu, Jashari ka thënë se partitë politike në zgjedhje nacionale duhet të garojnë me njerëz të mirëfilltë, në mënyrë që përbërja e Kuvendit të jetë më cilësore në mandatin e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)