21 Janar 2025

Duhet të instalohet qeveria Haradinaj

Prishtinë, 5 gusht - Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës - AAK, Ahmet Isufi ka thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, duke e vlerësuar të rëndësishme që këtë herë nëpërmjet koalicionit LDK-AAK dhe Nisma të instalohet qeveria Haradinaj.

Isufi ka thënë për Epokë e Re se koalicioni LDK-AAK e Nisma, përfshirë edhe partitë e minoriteteve, përbën qeverinë gjithëpërfshirëse, siç është duke propozuar PDK-ja.

Ai ka bërë me dije se koalicioni ndërmjet tri partive i ka votat edhe për ta ndryshuar Kushtetutën në raport me Gjykatën Speciale për Krime Lufte.

E duke folur për vendimet e fundit të Qeverisë në largim, Isufi ka thënë se këto vendime janë antiligjore dhe kanë për qëllim të fusin në borxhe Qeverinë e ardhshme. /Epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)