19 Janar 2025

Duhet pasur kujdes me hartimin e statutit të Asociacionit

Prishtinë, 17 qershor - Kryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës (AKK), Naim Ismajli ka thënë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe opinionit të Gjykatës Kushtetutese.

Sipas tij, nëse veprohet në këtë frymë do të kemi një asociacion pa fuqi ekzekutive dhe vendimmarrje politike.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Ismajli ka bërë me dije se AKK-ja është e gatshme për të kontribuar në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se në të ardhmen komunat me shumicë serbe do të shohin se ekzistimi i dy asociacioneve s’do të jetë shumë i rëndësishëm dhe në funksion të pushtetit lokal.

Ismajli beson se me kalimin e kohës do të gjendet një formë që këto dy asociacione të veprojnë si një trupë e vetme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)