22 Janar 2025

Duhet Këshill Kombëtar Kundër Shpërnguljes

Prishtinë 25 shkurt - Kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, i ka propozuar presidentes Atifete Jahjaga që ta formojë një Këshill Kombëtar Kundër Shpërnguljes së qytetarëve.

“E nderuara presidente, duke e parë situatën e rëndë, të krijuar nga shpërnguljet masive, ilegale, të qytetarëve të Republikës së Kosovës drejt vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera dhe, duke u bazuar në të kaluarën tonë si shoqatë, nga përvoja jonë në punën mbi 25-vjeçare, jua përcjellë këtë:

P R O P O Z I M

Për krijimin e Këshillit Kombëtar Kundër Shpërnguljes

Krijimi i këtij këshilli të bëhet me qëllim pengimin e shpërnguljes të qytetarëve tanë dhe përgatitjen dhe krijimin e kushteve për riatdhesimin e tyre.

Ky këshill do të punonte me një fushatë të fuqishme publike dhe mediatike kundër shpërnguljes, do të krijonte komisione në çdo komunë, për evidentimin e numrit të saktë të qytetarëve që kanë braktisur Republikën e Kosovës gjatë vitit 2014 dhe 2015, do të evidentojë të gjitha mundësitë për krijimin ose ndihmën e nevojshme në çdo rast të kthimit/riatdhesimit të qytetarëve tanë.

Ky këshill duhet të përbëhet nga Ju, si udhëheqëse e tij, ministrat përkatës, ministri i Diasporës, ministri i Integrimeve Evropiane, ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe ministri për Zhvillim Ekonomik, shoqëria civile dhe njerëz me influencë (akademikë, profesorë ose veprimtarë të dalluar). Ky këshill duhet të jetë i përkohshëm deri në kthimin e gjendjes normale në raport me këto zhvillime”, është thënë në letrën e Jahjaha Llukës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)