27 Dhjetor 2024

Dugolli kërkon që Kuvendi të merret me rastin Kurti

Prishtinë, 25 shkurt - Në seancën e dytë prej që është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, Bujar Dugollit, si deputet i pavarur ka kërkuar para ligjvënësve që të diskutohet për procesin gjyqësor ndaj Kurtit dhe të kërkohet që policët rumunë që vranë dy protestues në protestën e 10 shkurtit 2007 të vihen para drejtësisë.

Dugolli ka konsideruar se është shumë i padrejtë procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit, të cilin ai e ka konsideruar si politik, andaj ka theksuar se është në interes të vendit që kjo τështje të futet në rend dite në këtë seancë ose në seancën vijuese.

Megjithatë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka mohuar mundësinë e futjes në rend ditë të kësaj çështje, duke thënë se duhet të respektohet ndarja e pushteteve dhe nuk mund të paragjykohet mendimi i gjykatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)