17 Maj 2024

DSK: Uron qytetarët 5-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt- Partia, Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), ua uron qytetarëve të Republikës së Kosovës, 5-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, me besimin se vlerat demokratike, bazuar në vlerat evropiane janë duke u avancuar e çdo ditë e më shumë.

Demokracia Sociale e Kosovës, vlerëson se Kosova në këto pesë vite ka kaluar nëpër shumë sfida, në përpjekjen e ndërtimit të institucioneve të fuqishme demokratike, megjithatë ende sfidë mbetet fuqizimi i rendit dhe ligjit.

Demokracia Sociale e Kosovës, vlerëson se Kosovën edhe në këtë 5-vjetor vazhdon ta përcjellë një gjendje e rëndë sociale, me një papunësi dhe varfëri të lartë.

Demokracia Sociale e Kosovës, vlerëson se Republika e Kosovës për këto pesë vite shtet, e ka dëshmuar veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Demokracia Sociale e Kosovës, shpreh bindjen thellë se ky 5-vjetor do jetë edhe fuqizim i rrugës së Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Demokracia Sociale e Kosovës në këtë 5-vjetor kujton edhe sakrificat shumëvjeçare të popullit të Kosovës, të atyre luftëtarëve  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dhanë jetën për të gëzuar sot ketë Ditë të Pavarësisë.

Gjithashtu, Demokracia Sociale e Kosovës u është mirënjohëse përgjithmonë, shteteve mike që ndihmuan në projektin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)