23 Janar 2025

DSK shënoi ditën ndërkombëtare të personave të prekur me sindromin Down

Prishtinë, 22 - Në kuadër të kampanjës së shënimit të ditës ndërkombëtare të personave të prekur me sindromin Down, 21 mars, me moton “NE Meritojmë me shume Diell” shoqata “Down Syndrome Kosova”, ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Më datë 19 mars, në Swiss Daimond Hotel, DSK organizoi mbrëmjen e bamirësisë, ku për qëllim kishte mbledhjen e fondeve për ndërtimin qendrës për komunitetin. Të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm, qytetarë e Kosovës dhe të diasporës dhanë kontributin e tyre për personat e prekur me sindromin Down.

Gjithashtu, Down Syndrome Kosova, në bashkëpunim me shkollat fillore të Prishtinës, ka organizuar edhe aktivitete të tjera.
Nxënësit e klasës së pestë të paraleles së katërt, të shkollës Gjergj Fishta, me ndihmën e mësueses së tyre Vahide Haxhosaj pregaditen shfaqjen teatrale, ku një gjë e tillë u arrit në bazë të projektit të fituar nga “Kosovizion”.

“Pasi që ishim në një kohë të përafërt me 21 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Personave të Prekur me Sindromin Down, ne vendosëm që programi ynë të shfaqet pikërisht më 21 mars. Të gjitha pikat e shfaqjes janë të përgatitura nga vetë fëmijët, të cilët poashtu zgjodhën edhe një shoqe të tyre, e cila është e prekur me sindromin Down, Raza, të jetë pjesë e shfaqjes”, ka thënë znj. Haxhosaj.  

Ndërsa , në sheshin Zahir Pajaziti, nxënësit e shkollës “Arsimi i Shqipërisë”, së bashku me stafin e “Down Syndrome Kosova”, vullnetarët dhe fëmijët e prekur me sindromin Down, kanë vazhdua aktivitetin e tyre 4 ditorë, duke shitur produktet ushqimore, si dhe kartolinat, vazo e aksesorë të ndryshme, të cilat janë të punuara nga fëmijët e kësaj shkolle dhe fëmijët e prekur me sidndromin Down.

Arta Sekiraqa e cila është koordinatore në shkollën “Arsimi i Shqipërisë”, tha se Qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit e kësaj të shfaqin solidaritetin e tyre me komunitetin e personave të prekur me sindromin Down”,
    
 “Duke e pasur parasysh vullnetin e mirë të fëmijëve dhe pasi që është dita botërore e personave të prekur me sindromin Down dhe fushatën “Ne Meritojmë më Shumë”, nxënësit dhe stafi i shkollës “Arsimit i Shqipërisë”  e ka marr këtë iniciativë. Shkolla “Arsimi i Shqipërisë” edhe më herët ka qenë kontribuues ku kanë shfaqë solidaritet të madh.”, është shprehur znj. Sekiraqa.

Të gjitha paratë e grumbulluara nga ky aktivitet do të jenë pjesë e shpenzimeve të programit të kartolinave.
Shoqata “Down Syndrome Kosova”, falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit në mbrëmjen e Bamirëise, nxënësit dhe mësuesen e shkollës fillore “Gjergj Fishta”, nxënësit dhe stafin e shkollës “Arsimi i Shqipërisë”, vullnetarët e DSK-së, si dhe të gjithë qytetarët që dhanë kontributin e tyre për komunitetin e personave të Down Syndrome Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)