DSK-ja ndan të njëjtat vlera me socialdemokracinë gjermane
Prishtinë, 4 shtator - Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, i shoqëruar nga përfaqësuesja e DSK-së për Badenwyrtemberg, Ylberije Rad, ishte i ftuar në zyrtarizimin e kandidaturës së tretë për anëtar të Bundestagut nga z. Josip Juratovice.
Mysafir special në këtë solemnitet ishte edhe kryetari i Parlamentit Evropian (PE), socialdemokrati, Martin Schulz, ku u diskutuan shumë probleme në Evropë. Schulz ka deklaruar se janë të angazhuar për një Gjermani evropiane e më pak për një Evropë të gjermanizuar. Schulz ka porositur se kjo duhet të jetë parim në të ardhmen e politikës gjermane, e në veçanti e SPD-së.
Kryetari i DSK-së, Begzad Gashi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, të cilin e ka informuar për ecurinë e DSK-së dhe për zhvillimet në Kosovë.
Kryetari Gashi është takuar edhe me shumë personalitete të tjera politike të SPD-së, më që rast ka diskutuar edhe për situatën politike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.