19 Janar 2025

DSK-ja e hapur për koalicione

Prishtinë, 15 mars - Kryesia e Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK) ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës, në të cilën është diskutuar për situatën politike në vend dhe vizitën e kryetarit të DSK-së, Begzad Gashi, në Bundestag.

-Fillimisht kryetari i DSK-së, Begzad Gashi, ka njoftuar anëtaret e Kryesisë për aktivitetet e DSK-së në Kosovë dhe për vizitën e tij në Gjermani.


Gashi ka thënë se DSK-ja ka përkrahur fuqishëm SPD-në në zgjedhjet e fundit në Gjermani, ku ishte i pranishëm në 150-vjetorin e themelimit të SPD-së dhe në Kongresin e SPD-së, që është mbajtur në Leipzig të Gjermanisë.

Në këtë mbledhje të Kryesisë së DSK-së, kryetari Gashi ka folur me gjerësisht për takimet e fundit gjate vizitës disa ditëshe në Bundestag, ku e ka arsyetuar kërkesën e vazhdimit të mandatit të EULEX-it dhe rritjen e kompetencave të këtij misioni në Kosovë.

Kryesia e DSK-së ka diskutuar edhe për përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare në vend, me ç’rast kryetari Gashi ka thënë se duhet të punohet shumë që këto zgjedhje të jenë demokratike dhe të lira. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të jenë shembull për Kosovën. Institucionet kompetente për përgatitjen e zgjedhjeve dhe partitë politike duhet të tregojnë pjekuri të lartë në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë kryetari Gashi.

-Kryetari Gashi ka thënë se DSK-ja mbetet e hapur për koalicione me partitë politik, me të cilat kanë program të përafërt me të.


Kryetari Gashi në këtë mbledhje ka thënë se gjendja sociale në Kosovë është shumë e rend dhe me tendenca keqësimit. “Ende nuk ka ndonjë plan  konkret për sanimin e kësaj gjendje. DSK-ja si parti socialdemokrate mund të bëjë zgjidhje duke zbatuar programin e saj social”, ka thënë Gashi.

Në këtë mbledhje të Kryesisë së DSK-së janë formuar 15 departamente, të cilat do të bëjnë hulumtime në lëmi të ndryshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)