18 Maj 2025

DSK: Faktori ndërkombëtar t’i bëjë trysni Serbisë

Prishtinë, 28 prill - Partia Demokracia Sociale e Kosovës (DSK) ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku ka diskutuar për gjendjen sociale e politike në vend si dhe për marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë.
 
“Nën drejtim e kryetarit Begzad Gashi është mbajtur sot mbledhja e Kryesisë së DSK-së ku diskutua mbi gjendjen sociale e politike ne vend, ku edhe më tej gjendja sociale cilësohet si shumë e rëndë. Kryesia e DSK-së mbështet marrëveshjen e arritur mes dy qeverive, si dhe i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni ndaj Beogradit që sa më parë të zbatohet marrëveshja edhe në praktikë”, është thënë në komunikatën e DSK-së.
 
Në këtë mbledhje DSK-ja vendosi që  të përkrahë organizimin e sindikatave në kërkesat e tyre të drejta, për të drejta më të avancuara të punëtorëve në Kosovë.
 
Kryetari i DSK-së, Begzad Gashi ka bërë me dije se socialdemokracitë e vendeve të zhvilluara kanë bërë proces të rëndësishëm sa i përket pagesës së punëtorit për një orë punë. “Socialdemokracitë e vendeve të zhvilluara kanë të vendosur limitin e pagës për një orë punë, për shembull SPD-ja në Gjermani do të vë pagën minimale për orë pune 8,50 euro. Sipas kushteve tona edhe ne duhet të organizohemi që të kërkojmë të njëjtën të drejtë për punëtoret tanë, me çmimin minimal të mundshëm sipas kushteve në Kosovë”, ka thënë kryetari Gashi sipas komunikatës së DSK-së.
 
Në këtë mbledhje të kryesisë është diskutuar edhe për koalicionet e reja, e sidomos atë të shuarjes së PSK-së në VV, ku sipas komunikatës së DSK-së- VV-ja ka kopjuar kërkesat e DSK-së për një shtet social.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)