Drenasi kësaj radhe do të mbron votën
Prishtinë, 25 shtator - Sot, në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas u mbajt tubimi mobilizues me komisionarët e kësaj komune.
Tubimin e hapi kandidati për kryetarë të kësaj komune, Rifat Demaku, i cili tha se komuna e Drenasit ka nevojë për angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje! në presionin që duhet bërë pushtetit lokal, e njëkohësisht tha se edhe Drenasi si gjithë Kosova ka nevojë për Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sekretari organizativi i VV-së, Dardan Molliqaj tha se Drenasi është dëshmia më e mirë që vota mund të mbrohet edhe përballë të gjitha grupeve kriminale të pushtetit.
Në përsëritjen e zgjedhjeve të manipuluara të vitit 2010 kemi dëshmuar që kur ka vullnet e organizim hajnia e votës mund të ndalet. Drenasi është shembulli që vota mund të mbrohet, andaj edhe kësaj radhe në Drenas do të mbrohet vota tha ndër të tjera Molliqaj.
Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje në mënyrë që të ndryshojnë këtë keqqeverisje.