Drejtuesit e komunës nderuan me homazhe heroin e kombit Mehë Uka
Mitrovicë, 29 dhjetor - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, kanë vendosur buqeta me lule të freskëta tek shtatorja e heroit të kombit, Mehë Uka, në sheshin e qytetit, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij heroike.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri e ka vlerësuar lartë figurën e heroit Mehë Uka dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftë me okupatorin për çlirimin e vendit, deri në rënien heroike.
“Ne mitrovicasit përherë do të jemi krenarë që patëm një luftëtar e komandant të këtillë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.