20 Janar 2025

Drejtori i Programeve në FOL bëhet anëtar i Komitetit Koordinues për Evropë

Prishtinë, 25 prill - Drejtori i Programeve në Lëvizjen FOL, Fidan Kalaja është zgjedhur në Komitetin Koordinues për Evropa në Konventën Anti-Korrupsion të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht Koalicioni UNCAC.

Përpos promovimit të parimeve dhe vlerave të koalicionit UNCAC në luftën anti-korrupsion, anëtarët e këtij komiteti kanë për detyrë që të konsolidojnë dhe fuqizojnë koalicionin dhe anëtarët e saj në luftën anti-korrupsion, mbështes punën dhe angazhimin e koalicionit në rrafshin nacional, regjional dhe ndërkombëtarë.

Lëvizja FOL, është bërë anëtare e Konventës Anti-Korrupsion e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht Koalicioni UNCAC. Koalicioni UNCAC është rrjet global i më shumë se 350 organizatave të shoqërisë civile nga më shumë se 100 vende të botës.

Ky rrjet i organizatave angazhohet dhe promovon luftën anti-korrupsion përmes avokimit për ratifikimin, zbatimin dhe monitorimin e Konventës Anti-Korrupsion të Kombeve të Bashkuara - UNCAC. Ky koalicion është themeluar në vitin 2006, përmes mobilizimit të organizatave të shoqërisë civile të UNCAC në nivelin ndërkombëtarë, regjional dhe kombëtarë.

Lëvizja FOL falënderon mediat, organizatat dhe partnerët e saj, të cilët mbështetën dhe kontribuan drejtpërdrejt në përzgjedhjen e z.Kalaja në Komitetin Koordinues për Evropë të Koalicionit UNCAC.

Duke qenë pjesë e UNCAC dhe Komitetit Koordinues të saj, FOL do të angazhohet me tepër në promovimin e luftës anti-korrupsion në Kosovë duke shkëmbyer përvojat dhe zbatuar praktikat efikase në luftën anti-korrupsion të anëtarëve të Koalicionit UNCAC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)