Doris Pack: Kosovës i duhet koalicioni i madh PDK - LDK
Prishtinë, 21 qershor - Eurodeputetja gjermane Doris Pack ka thënë se zgjedhjet e 8 qershorit kanë kaluar shumë mirë. Ajo ka thënë se pas këtyre zgjedhjeve Kosova është duke u ballafaquar me krijimin e një koalicioni qeverisës.
Eurodeputetja gjermane dhe mikja e madhe e Kosovës, Doris Pack, ka thënë se në situatën në të cilën ndodhet tani Kosova, koalicioni LDK - PDK do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën.
Ajo është shprehur shumë e brengosur për hyrjen e LDK-së në koalicion me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti.
Për më tepër, jam e brengosur se një lidhja e tillë midis këtyre partive dhe as personi i nominuar për kryeministër nuk janë ato që tani i duhen Kosovës, ka thënë Pack në një intervistë për Radio Kosovën.