19 Janar 2025

Dorëzohet peticioni për amandamentimin Ligjit për financat Publike

Prishtinë, 2 prill - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot përfaqësuesit e  Nismës Legjislative të Qytetarëve për ndryshimin  dhe plotësimin e Ligjit Nr. 038-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Përfaqësuesit e kësaj nisme: Hilmi Jashari, Kushtrim Kaloshi dhe Agon Gashi, e kanë njoftuar kreun e Kuvendit se në kuadër të kampanjes ” Drejtësia dhe Qytetarët”, që ka për qëllim mbrojtjen efektive të të  drejtave të viktimave , të cilat u janë shkelur  nga shteti, kanë organizuar një peticion në të gjitha qendrat e Kosovës,  gjatë të cilit kanë mbledhur nënshkrimet e 13300 qytetarëve për amandamentimin  e nenit 69  të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike
 dhe Përgjegjësitë.

Duke ia dorëzuar Kuvendit të Kosovës peticionin në fjalë, ata kanë
 pohuar se ligji aktual parasheh vetëm kompensimin material, të viktimave që u janë shkelur të drejtat nga shteti, kurse me amendamentin e propozuar do të parashihet të kompensohen edhe dëmet jomateriale, si shqetësimi mendor, dhembja dhe vuajtja.

Duke i përgëzuar për angazhimin e tyre në këtë nismë në favor të
lirive dhe të drejtave të qytetarëve, kryeparlamentari Krasniqi, ka pohuar se
peticioni do t’u dorëzohet Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore
dhe Peticione, si dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa, të cilët duhet të
përgatisin raportet me rekomandime për Kuvendin, para se të radhitet për
shqyrtim në seancë plotësimi dhe  ndryshimi i Ligjit për Menaxhimin e
Financave Publike dhe Përgjegjësitë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)