Dorëzohen librat e gjendjes civile për Podujevën dhe Gjilanin
Prishtinë, 7 gusht - Në Agjencinë e Regjistrimit Civil u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të Librave të certifikuara të gjendjes civile, të kthyer nga Serbia për Komunën e Podujevës dhe Gjilanit.
U.D Kryeshefi i ARC-se Abedin Mehmeti, i dorëzoi Komunës së Podujevës gjithsej 1066 Libra civilë dhe fetarë të gjendjes civile, kurse Komunës së Gjilanit 935 civilë dhe fetarë.
Dorëzimi i regjistrave për këto komuna është vazhdimësi e dorëzimit që po bëhet nga MPB, e cila kohë me parë ka dorëzuar Librat Komunës së Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës , Gllogovcit dhe Lipjanit.
E veçanta e kësaj radhe është se tani këto Libra po bëhen me kopërtina të forta të libërlidhjes.
Kthimi i regjistrave të gjendjes civile, të skanuar dhe të certifikuar, është pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.