03 Maj 2024

Dorëzohen kopjet e librave amzë të Drenasit

Prishtinë, 6 janar - Sot, përfaqësuesit e EULEX-it ia dorëzuan Agjencisë së Regjistrimit Civil në Kosovë kopjet e vërtetuara të 425 librave amzë.

Është dorëzuar dokumentacioni i plotë për komunën e Drenasit, i cili mbulon zyrat e regjistrimit civil për Drenas, Dobroshec, Komoran, Arllat, Abri e Epërme dhe Tërstenik.

Këto kopje janë përgatitur dhe vërtetuar gjatë muajit të kaluar, si pjesë e një projekti të madh në Nish, në të cilin përfshihen EULEX-i, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, Këshilli Danez për Refugjatë, si edhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia.

Vlerësohet se në Serbi ndodhen rreth 12,036 libra amzë. Procesi i vërtetimit të kopjeve të librave amzë origjinal është pjesë e marrëveshjes nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja e arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

EULEX-i deri tani i ka dorëzuar më shumë 1756 kopje të regjistruara të librave amzë, të cilat i mbulojnë komunat Lipjan (848), Obiliq (264), Fushë Kosovë (219) dhe Drenas (425).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)