22 Janar 2025

Dorëzohen 54, 829 nënshkrime për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 15 shtator - Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij, sot bëjnë dorëzimin e 54, 829 nënshkrimeve të mbledhuara për fushatën për liberalizim të vizave. Ftojmë mediat ta përcjellin këtë aktivitet.

Në orën 14:00 do ti dorëzohet  peticioni përfaqësuesit të zyres së Bashkimit Evropian z. Samuel Zbogar në zyret e EU Info Center ndërsa në orën 15:00 peticioni do ti dorëzohet ministrit për Integrim Evropian, z. Bekim Ҫollaku, në zyren e tij në ndërtesën e Ministrisë, salla P 37.

Fushata për liberalizim të vizave ka filluar në prill të këtij viti, përkatësisht me letrën e hapur që Shoqëria Civile ia ka dërguar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederika Mogherini-t.

Fushata ka vazhduar me vendosjen e posterëve senzibilues në hapësirat e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës me mesazh për pamundësinë e lëvizjës së lirë,  si dhe nëpër të gjitha rrjetet sociale.

Fushata ka vazhduar aktivitetin e saj me peticionin online, i cili  ka mbledhur afër 4, 000 nënshkrime.

Në 7 komunat kryesore të Kosovës, është organizuar  mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët.

Atyre iu është dhënë mundësia që  ti dërgojnë edhe kartolina të personalizuara, z. Zhbogar dhe ministrit Collaku për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mohimin e të drejtës legjitime, atë të lëvizjes së lirë. Interesim për ta nënshkuar këtë peticion kanë shprehur  54, 829 qytetarë ndërsa gjthsejt janë dërguar 1020 kartolina. 

Pjesë e fushatës është edhe një film dokumentar i cili pritet të shfaqet në tetor të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)