05 Maj 2024

Dorëhiqet Xhabir Zharku

Prishtinë, 11 maj - Kryetari i Komunës së Kaçanikut Xhabir Zharku ka dhënë dorëheqjen nga ky post dhe nga ai i kryetarit të Degës të PDK-së në Kaçanik vetëm pak ditë pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për fuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë me të cilin ai është dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit.

"Jam i detyruar të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës dhe nga posti i kryetarit të Degës të PDK-së në Kaçanik, jo nga dëshira ime, por nga vendimi i padrejtë politik i EULEX-it...", ka thënë Zharku në një takim përshëndetës me stafin politik dhe administrativ të Komunës.
 
Akti i dorëheqjes erdhi pas vendimit para dy ditësh, të Gjykatës Supreme, e cila vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatës me të cilin ai u shpall fajtor dhe u dënua me tre vjet burg për vepër penale detyrim dhe 1.5000 euro dënim me gjobë për vepër penale armëmbajtje pa leje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)