Dorëhiqen dy zyrtarë të Ombudspersonit
Prishtinë, 21 dhjetor - Përmes një komunikate për medie, dy funksionarë të Ombudspersonit në Kosovë, Hilmi Jashari dhe Veton Vula, kanë bërë të ditur se kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre në këtë institucion.
Ju njoftojmë se nga Institucioni i Avokatit të Popullit (Ombudspersoni) kemi dhënë dorëheqje nga funksionet e deritashme, Hilmi Jashari nga pozita e zëvendësit të Avokatit të Popullit dhe Dr.sc. Veton Vula, Drejtor i Departamentit të Hetimeve në Institucionin e avokatit të Popullit. Ne të dy ishim në këtë institucion që nga dita e parë e themelimit të tij, ndërsa nga viti i 2005, të dytë së bashku e kemi udhëhequr me mjaft sukses këtë institucion deri në emërimin e z. Kurteshi në postin e Avokatit të Popullit, thuhet në njoftim, të nënshkruar nga dy të sipërpërmendurit.