Donika Kadaj - Bujupi: Thaçi të shkojë në psikiatri
Prishtinë, 21 korrik - Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës deputetët kanë shpërthyer akuzat e rënda, duke dalë edhe jashtë etikës.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kada Bujupi gjatë diskutimeve për një raport, ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Hashim Thaçi, i cili nuk ishte në seancë.
\"Le të bëhet më serioz në raport me Kuvendin. Bile ka nevojë për një kontroll te psikiatri. Përcjelljani kryeministrit\" ka deklaruar Kadaj - Bujupi.