17 Janar 2025

Donika Kadaj-Bujupi, nominohet kandidate e AAK-së për Istogun

Prishtinë, 30 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka nominuar sot zyrtarisht znj. Donika Kadaj-Bujupi kandidate të AAK-së për kryetare të Komunës së Istogut, në garën për zgjedhjet e ardhshme lokale në vend.

Kryetari Haradinaj e ka nominuar deputeten e AAK-së në dy mandate, znj. Kadaj Bujupi, sot pas një takimi me strukturat më të larta drejtuese të Degës së AAK-së në Istog.

Në mbështetje të kandidaturës së znj. Kadaj-Bujupi, ishin sot të pranishëm edhe intelektualë të shquar dhe ekonomistë të njohur të komunës së Istogut.

Kryetari Haradinaj, duke e uruar kandidaten Kadaj-Bujupi, ka thënë se kandidatura e saj është garancë për fitore të sigurtë të AAK-së në Istog dhe për një qeverisje të mirë, në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së gjithanshme për mbarë qytetarët e Istogut.

Znj. Donika Kadaj-Bujupi, pasi ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e saj për besimin e dhënë nga kryetari Haradinaj dhe AAK-së, për të kandiduar për Istogun, ka shprehur vendosmërinë e saj që t’i çojë më tej vizionin e kryetarit Haradinaj dhe të platformës së AAK-së për një qeverisje të denjë për Istogun dhe istogasit në përgjithësi.

“Përkrahja dhe besimi i liderit Haradinaj dhe ftesa e qytetarëve të Istogut, që t’i prijë komunës, edhe më tepër e përforcon besimin tim dhe rritë angazhimin për zgjidhje të cilat do të ofrojnë ndryshime për komunën, për qytetarët e Istogut dhe për çdo familje veç e veç, te cilët pas këtyre zgjedhjeve në katër vitet e ardhshme do të jenë pjesë e progresit që do të lë gjurmë në jetët e tyre dhe në një mandat të ri qeverisës, ka thënë znj. Donika Kadaj-Bujupi.

Më tej, znj. Kadaj Bujupi ka thënë se thyerja e barrierave ndërton të ardhmen dhe është kohë për zhvillim. Kohë për të ndryshuar qasje ndaj vendit, ndaj komunës dhe ndaj qytetarit.

"Ndryshimi vjen permes energjive te reja, andaj platforma ime nuk do te bazohet mbi gabimet e kundershtarit, por do te jete nje alternativë per zgjidhje te problemeve. Ne muajt e fundit une isha prezente ne shume fshatra dhe ne qytet dhe veç se kam identifikuar prioritet e qytetarëve te Komunës", ka theksuar Kadaj - Bujupi.

"Gjate punes ne nivel nacional, kam ndertuar rrjete te fuqishme te partneritetit vendor dhe nderkombtare, andaj e gjithe pervoja ime, njohjet dhe kapitali i ndertuar me shume pune dhe angazhim, do te perkthehet ne perkrahje per komunen, ne kuptimin e sjelljes së investimeve te huaja, donacioneve, zbatimin e projekteven permes politikave creative, te cilat do t’i zhvillojnë  sektoret veç e veç, mirepo me theks te veçantë sferen e bujqesisë dhe turizmit malor", ka pohuar ajo me tutje.

Ajo ka thënë se që nga dita e parë e punës në krye të Komunës së Istogut, do të angazhohet me përkushtimin më të lartë për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme të qytetarit istogas, pa dallim regjioni apo përkatësie partiake.

"Sfida ime për vendin tim Istogun, është sfida më e dinjitetshme dhe më e dashur në karrierën dhe veprimtarinë time politike", ka thënë znj. Donika Kadaj-Bujupi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)