19 Janar 2025

Donika Kadaj-Bujupi në Gjakovë, mbështetje për Shtëpinë e Sigurtë

Prishtinë 19 janar - Në kuadër të takimeve të AGK-së, një delegacion i prirë nga kryetarja Donika Kadaj-Bujupi, vizitoi Shtëpinë e Sigurtë në Gjakovë, me qëllim të njoftimit të nismës së Grupit Parlamentar të AAK-së për vendosjen e linjës buxhetore për financimin e Shtëpive të Sigurta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

 
Nisma u finalizua suksesshëm në Buxhetin e Republikës së Kosovës, kurse nga ky vit Shtëpitë e Sigurta do të kenë financim të qëndrueshëm dhe të përhershëm.
 

AGK, me këtë rast, konsideron që dhuna në rritje, si pasojë e problemeve ekonomike, duhet të luftohet nga të gjitha institucionet dhe, me theks të veçantë nga qeveria, e cila deri më tani ka dështuar në këtë drejtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)