16 Janar 2025

Donika Kadaj-Bujupi kandidate për kryetare të Istogut

Prishtinë, 6 maj - Këshilli Drejtues i AAK-së e ka zyrtarizuar kryetaren e Forumit të Gruas së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi si kandidate për kryetare të komunës së Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar të dielën për “Epokën e re” një burim i besueshëm brenda AAK-së.

“Po, Këshilli Drejtues i AAK-së, me propozim të Degës së AAK-së në Burim, e ka zyrtarizuar kandidaturën e Donika Kadaj-Bujupi për kryetare të komunës së Burimit”, ka thënë i njëjti burim.

Ky burim ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, por edhe anëtarët e tjerë të organeve drejtuese të kësaj partie kanë besim se Kadaj-Bujupi është një kandidate e denjë për kryetare të komunës së Burimit.

Donika Kadaj-Bujupi me ekipin e saj është parë të dielën në Burim duke pastruar një park.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen pas javës së dytë të shtatorit të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)