Donika Gërvalla kërkon mekanizma ligjorë për anulimin e zgjedhjeve
Prishtinë, 2 qershor - Të pakënaqurit nga rezultati i zgjedhjeve të Kuvendit të tetë zgjedhor të LDK-së po kërkojnë mekanizma ligjorë për të anuluar mandatin e riafirmuar të kryetarit Isa Mustafa.
Ai të dielën u rizgjodh kryetar me aklamacion dhe duartrokitjet e 349 delegatëve të pranishëm në momentin kur po votohej.
Mënyra e votimit të tij, sipas kryetares së kësaj partie në Gjermani, është element i mjaftueshëm për të kontestuar zgjedhjet në LDK edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që monitoron partitë politike, shkruan sot Koha Ditore.
Ne së pari do të shqyrtojmë çështjet ligjore. Ekziston mundësia që ne ta gjejmë mekanizmin që të anulojmë zgjedhjet dhe të shkojmë në zgjedhje të reja. Ne do të shikojmë edhe me KQZ-në se cili është funksioni i tyre që të ndërmarrin hapa konkretë ndaj LDK-së për këto shkelje, ka thënë Gërvalla.
/Koha Ditore/