Dokumentat zvicerane: Thaçi nuk ishte themelues i UÇK-së
Prishtinë, 26 maj - Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka pretenduar gjithmonë se ka qenë ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një pretendim i tillë hidhet poshtë nga disa dokumenta të shtetit zviceran, raporton Zëri.
Madje, nuk ekziston as edhe një dëshmi që se Thaçi ka dorëzuar punim seminarik në Universitetin e Zurich-ut.
Në raportin e shërbimit sekret të Zvicrës të vitit 1998 Mbi gjendjen në Kosovë për Thaçin ka fakte diametralisht të kundërta me ato që pretendon Hashim Thaçi në faqen e tij zyrtare.