DnV shpalos planin për monitorimin e fushatës zgjedhore

Prishtinë, 2 shkurt - Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), organizon konferencën e dytë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për monitorimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Gjithashtu DnV do të prezantojë të gjeturat lidhur me monitorimin e mediave, konkretisht debateve zgjedhore për periudhën 13 – 27 Janar 2021.
Konferenca mbahet sot në Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).