DnV prezanton monitorimin e shpenzimeve të fushatës parazgjedhore
Prishtinë, 10 tetor - Koalicioni i Organizatave Jo Qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV), organizon sot konferencën e tretë për media mbi fushatën parazgjedhore.
Konferenca do të përmbledhë edhe gjetjet nga monitorimi i shpenzimeve të fushatave i kryer bashkë me Transparency International të Republikës së Çekisë, problemet e përgjithshme në këtë fushë, si dhe mbarëvajtjen gjatë 19 ditëve të para të fushatës zgjedhore.