22 Janar 2025

DnV me 30 vëzhgues në zgjedhjet e për Kryetar të Graçanicës

Graçanicë, 18 janar - Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është duke monitoruar procesin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Graçanicës.

Për monitorimin e këtij procesi ka të angazhuar në terren rreth 30 vëzhgues si dhe disa ekipe mobile.

Vëzhguesit e DnV-së nga terreni, na informojnë se të gjitha 10 qendrat e votimit me 27 vendvotime janë hapur me kohë dhe materiali zgjedhor është në dispozicion.

Deri në orën 10:00 nuk është vërejtur ndonjë parregullësi e theksuar, përveç daljes shumë të ulët në zgjedhje.

Në disa raste vërehen paqartësi të votueve lidhur me llojin e dokumentave me të cilat lejohet të votohet.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë gjithsejt 20, 229 votues.
 
Demokracia në Veprim i bënë të thirrje të gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)