15 Janar 2025

DnV me 2500 vëzhgues për zgjedhje

Prishtinë, 2 qershor - Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim i ka angazhuar 2500 vëzhgues për t’i monitoruar zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në të gjithë territorin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Ismet Kryeziu, drejtues i këtij koalicioni, duke shtuar se do t’i monitorojnë zgjedhjet edhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, por edhe në pjesë tjera të vendit, shkruan Zeri.

Kryeziu po ashtu ka bërë të ditur se do të ketë mobilizim më të madh të vëzhguesve, siç ka thënë ai, në disa “zona të nxehta” ku në të kaluarën është raportuar për vjedhje industriale të votave në mënyrë që mos të mos përsëriten keqpërdorimet e tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)