DnV mban konferencën e parë për shtyp mbi fushatën parazgjedhore
Prishtinë, 2 qershor - Koalicioni i Organizatave Jo Qeveritare Demokracia në Veprim, organizon konferencën e parë për shtyp mbi fushatën parazgjedhore.
Konferenca do të përmbledhë gjetjet nga monitorimi i shpenzimeve të fushatave, i kryer bashkë me Transparency International të Republikës së Çekisë, problemet e përgjithshme në këtë fushë, si dhe mbarëvajtjen gjatë dy ditëve të fushatës parazgjedhore.