DnV-ja është e gatshme për vëzhgim të zgjedhjeve
Prishtinë, 10 Qershor -Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, ka mbajtur sot konferencën e radhës për media mbi vlerësimin e ecurisë së fushatës zgjedhore si dhe planin dhe përgatitjet e DnV-së për vëzhgim gjatë Ditës së Zgjedhjeve.
Albert Krasniqi nga DnV, bëri të ditur se DnV-ja ka monitoruar 10 ditët e fushatës zgjedhore në nivel vendi me anë të 60 vëzhguesve afatgjatë.
Krasniqi ka thënë se vëzhguesit e DnV-së kanë monitoruar 655 aktivitete të subjekteve politike në mbarë vendin, shumica e të cilave kanë qenë tubime publike me deri 500 pjesëmarrës, vetëm 49 aktivitete kanë pasur më shumë se 1000 pjesëmarrës.
Në përgjithësi, fushata zgjedhore është zhvilluar e qetë, përjashtim kanë qenë komunat me shumicë serbe, përkatësisht komunat e Leposaviqit dhe Graçanicës në të cilat është raportuar për një ambient të tensionuar dhe incidente. Vlen të theksohet që subjektet politike kanë zhvilluar aktivitete para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, në mungesë të dispozitave ligjore adekuate të cilat rregullojnë këtë çështje, ka thënë ai.
Përdorimi i resurseve publike
Fenomeni i përdorimit të resurseve publike Krasniqi ka thënë se ka karakterizuar edhe këtë fushatë zgjedhore, ku në pjesën të konsiderueshme subjektet politike përkatësisht në 96 aktvitete nga 655 të monitoruara kanë përdorur 57 veturat zyrtare përkatësisht në si dhe janë vënë re prania e shërbyesve civil përkatësisht 49 persona.
Demokracia në Veprim (DnV) gjatë 10 ditëve të fushatës zgjedhore ka dorëzuar 69 ankesa ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Krasniqi ka njoftuar se gjithsej numri i ankesave të shqyrtuara arrin në 54, ndërsa në proces të trajtimit në PZAP janë edhe 15 ankesa të tjera të dorëzuara vetëm nga ana jonë. Gjobat e shqiptuara deri më tani arrin shumën për 54 ankesa. 102,800 Euro
Sa i përket gjuhës së urrejtjes Krasniqi ka bërë të ditur se ajo ka shoqëruar aktivitetet e organizuara nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore përkatësisht në 30 aktivitete nga 655 të monitoruara nga DnV.
Pjesëmarrja e grave
Është shënuar prani e ulët e grave në aktivitetet e fushatave zgjedhore, përkatësisht vetëm 17% kanë marr pjesë në 655 aktivitete të monitoruara. Gjithashtu Krasniqi ka treguar se është evidentuar përqindje e ulët e grave folëse në këto aktivitete, përkatësisht vetëm 18% e folësve kanë qenë gra.
Krasniqi theksoi se përfshirja e fëmijëve gjatë fushatës është një shqetësim të cilin e kemi raportuar në mënyrë të vazhdueshme, shkelje e cila është vënë re në pjesën më të madhe të aktiviteteve zgjedhore të subjektet politike. Numri i fëmijëve prezent gjatë 10 ditë fushate është raportuar 3,653 në 32 % të aktiviteteve të monitoruara nga DnV, shtoi ai.
Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në aktivitetet ka qenë e ulët, vetëm 266 persona në 655 aktivitete të monitoruara , ndërsa 19% e aktiviteteve aktivitete zgjedhore në vendin ku është mbajt aktiviteti personave me aftësi të kufizuara nuk u është siguruar qasje për pjesëmarrje.
Prania e mediave
Po ashtu Krasniqi ka njoftuar se mediat nuk kanë qenë të pranishme në 56 % të aktiviteteve zgjedhore të monitoruara në nivel vendi, ndërsa në aktivitet në të cilat kanë marr pjesë nuk janë penguar të raportojnë lirshëm.
Ndërsa Ismet Kryeziu nga DnV, ka folur për përgatitjet për ditën e zgjedhjeve duke bërë të ditur se DnV-ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve të përgjithshme në territorin e vendit.
DnV ka akredituar 2,912 vëzhgues dhe do të ketë 9 ekipe lëvizëse në terren, 151 vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe staf mbështetës të cilët do të përkujdesen për vëzhgimin e procesit zgjedhor. DnV do të raportoj në kohë reale mbi mbarëvajtjen e këtij procesi, ka thënë ai.
Kryeziu ka pohuar se DnV ju bën thirrje qytetarëve të vendit që të dalin të votojnë, duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.
Po ashtu ka thënë se DnV ju bën thirrje të gjitha subjekteve politike të mos presion mbi qytetarët, të përmbahen nga çdo veprim që mund të cenoj mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. DnV u bënë thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve dhe gjithë zyrtarëve të tjerë që merren me zgjedhje që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë gjithë procesit të votimit edhe procesin e numërimit. Njëherit ju kujtojmë atyre se Kodi penal në fuqi parasheh dënime deri në 5 vite burgim për ata të cilët kryejnë veprime kundër procesit zgjedhor, ka shtuar më tej.
DnV-ja ju bën thirrje të gjitha institucioneve që për të garantuar një atmosferë zgjedhore të qetë, për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.
Po ashtu ka thënë se DnV-ja ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që nesër të bëhen pjesë e vendimmarrjes duke ushtruar të drejtën të bëhen pjesë e politikave për të zgjedhur përfaqësuesit për katër vitet e ardhshme.
Pasojat e shpërfilljes do të ndikojnë direkt në uljen e konkurrencës dhe në uljen e mundësisë për përfaqësim më kualitativ. Duke votuar ju përmes zërit tuaj bëheni pjesë e vendimmarrjes për politikat dhe vendimet që institucionet e dala nga vota juaj do të përcaktojnë nga edukimi, shëndetësia e derti tek siguria e vendit, ka thënë Kryeziu.