Djibouti njeh pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 9 maj - Djibouti, shtet afrikan, ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së vendit tonë, ndërsa së shpejti pritet të dërgohet edhe nota e njohjes.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë konfirmuar se në bazë të informacioneve që kanë marrë nga Ambasada e Kosovës në Paris, Djibouti, shtet ky afrikan, ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së vendit tonë, ndërsa së shpejti pritet të dërgohet edhe nota e njohjes.
Shteti afrikan, Republika e Djiboutit, kufizohet me Eritrenë, Etiopinë
dhe Somalinë. Ka rreth një milion banorë.
Djibouti është shteti i 68-të që e njeh pavarësinë e
Kosovës.