02 Maj 2024

Djeliç, biseda private me Ahmet Shalën

Beograd, 29 gusht - Wikileaks vazhdon të sjellë episode interesante të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Zëvendëskryeministri serb Bozhidar Djeliç, i është rrëfyer ambasadores amerikane në Beograd, Warlick, për lidhjen e tij emocionale me Kosovën.

“Djeliç tha se kishte lidhje familjare me Kosovën dhe që ai fliste privatisht me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në takime ndërkombëtare”, thotë ambasadorja në një letër të dërguar në Washington.

Gjithashtu, Djeliç kishte kërkuar që për Kosovën të kishte një zgjidhje më të balancuar, që nuk do ta dëmtonte Serbinë.

Ai gjithashtu kishte theksuar se Serbia e pranon që nuk mund të qeverisë më me Kosovën, por edhe Prishtina duhet ta pranojë se nuk qeveris dot me serbët e veriut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)