21 Dhjetor 2024

Dixhitalizohet procesi i raportimit të reformave të administratës publike

Prishtinë, 20 janar - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka deklaruar se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së Republikës së Kosovës janë reformat e administratës publike, duke përfshirë modernizimin dhe dixhitalizimin e sektorit.

Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet për të modernizuar dhe forcuar administratën publike, në mënyrë që qytetarët e vendit të shërbehen siç duhet dhe efektivisht nga institucionet publike.

Muajin e kaluar (28 dhjetor 2022) Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Strategjinë e re për Reformat e Administratës Publike 2022-2027 dhe Planin e Veprimit 2022-2024.

Strategjia e re paraqet një vizion të ri të qeverisë për administratën publike, që ka në qendër qytetarin, dhe ndër të tjera fokusohet në dixhitalizim, forcimin e llogaridhënies menaxheriale, përmirësimin e shërbimeve publike, si dhe uljen e barrës administrative.

Për të siguruar zbatimin efektiv të reformave të planifikuara të qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka finalizuar punën për dixhitalizimin e monitorimit dhe raportimit për zbatimin e veprimeve reformuese nga njësitë përgjegjëse të qeverisë.

Kjo sipas MPB-së do të përmirësojë kapacitetet e qeverisë për të zbatuar masat e planifikuara reformuese në mënyrë efektive, dhe do të rrisë përgjegjshmërinë dhe transparencën e zbatimit të reformave të administratës publike.

"Platforma e re, dixhitalizon një proces të raportimit dhe mbledhjes së të dhënave nga njësitë përgjegjëse për zbatimin e masave reformuese, i cili kryesisht bëhej manualisht më parë, gjë që ka ndikuar në cilësinë e të dhënave dhe të raporteve të monitorimit për zbatimin e reformave të administratës publike", thekson MPB.

Platforma e re i mundëson qeverisë të koordinojë më mirë zbatimin e planit të veprimit për reformimin e administratës publike dhe të rrisë llogaridhënien dhe përgjegjësinë institucionale.

Platforma e re dixhitale për monitorimin dhe raportimin e reformave në administratën publike, do të menaxhohet nga Departamenti për Reformat e Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)