19 Janar 2025

Dita e përjetësimit të heronjve

Prishtinë, 17 janar - Sot mbushën pesë shekuj e 46 vjet kur pushoi së rrahuri zemra e gjeneralit të përmasave evropiane, Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, si dhe 32 vjet nga vrasja në rrethana të paqarta e atdhetarëve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Shtutgart të Gjermanisë.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ka vdekur në Lezhë më 17 janar 1468 në moshën 63-vjeçare. Ai për 25 vjet me radhë e ndalon perandorinë osmane të depërtojë në zemër të Evropës dhe shqiptarët i mbron nga sundimi i huaj. Skenderbeu, realizon bashkimin e parë të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hap rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.

Vepra dhe figura e Skënderbeut vlerësohet lart jo vetëm nga personalitetet politike evropiane të kohës së tij. Figura e Skënderbeut zgjon kureshtjen dhe admirimin edhe të shkrimtarëve dhe kompozitorëve të shquar të asaj kohe.

Shqiptarët janë pjesë e identitetit evropian. Këtë e dëshmon më së miri figura madhështore e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Po ashtu, sot mbushën 32 vjet nga vrasja në rrethana të paqarta e atdhetarëve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Shtutgart të Gjermanisë.

Në kujtim të tre heronjëve sot bëhen homazhe te varrezat e Heronjve të Kombit në vendlindjen e tyre në Dubovik. Në nderim në përvjetorin e rënjës së Heronjëvë, homazhe do të bëjë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, zyrtar komunal të Komuës së Deçani, prirë nga i pari i komunës, Rasim Selmanaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së. (rtk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)