28 Dhjetor 2024

Dita botërore e lirisë së shtypit dhe mediat kosovare

Prishtinë, 3 maj - Me rastin e Ditës Botërore mbi Lirinë e Shtypit, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara të udhëhequra nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve Profesionistë dhe AAB Riinvest-in organizojnë tryezë të rrumbullakët me temë Liria e Shtypit, Mediat dhe Zhvillimi.

Qëllimi i ngjarjes është të eksplorojë korelacionin në mes të lirisë së shtypit dhe dimensioneve më të gjëra të zhvillimit, lidhjen mes qeverisjejs së mirë dhe lirisë së shtypit dhe së fundmi mënyrat për të avansuar profesionizmin në media dhe rrethin ku ata veprojnë.

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, qeverisë, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve arsimore.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, që shënohet për çdo vit në tërë botën më 3 maj, është  themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 dhe shërben si rast për të avokuar për lirinë e shtypit dhe të shprehurit.

Liria e shtypit buron nga të drejta themelore, të përcaktuar nga liria e informimit. Siç thuhet në Rezolutën 57 (i), të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946, “liria e informimit është një e drejtë themelore si dhe gurë-themeli i të gjitha të drejtave të cilave u përkushtohen Kombet e Bashkuara.

Liria e informimit nënkupton të drejtën për të mbledhur, transmetuar, dhe botuar lajme kudoqoftë dhe gjithkund pa pengesë. Si e tillë, ajo është faktor i rëndësishëm i çdo përpjekjeje për të promovuar paqe dhe zhvillim të botës. Secili njeri ka të drejtë për mendim dhe shprehje të lirë; kjo e drejtë përfshinë lirinë për të shprehur mendime pa ndonjë ndërhyrje si dhe lirinë për të kërkuar, pranuar dhe për të dhënë informata dhe ide përmes çfarëdo medie dhe pa marrë parasysh kufijtë.’


Deklaratë e Shefit të Misionit të OSBE-së Werner Almhofer në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Që nga viti 1993, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 Majin Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, kjo datë përkujton publikun dhe autoritetet që mediat e lira dhe liria e shprehjes janë të lidhura ngushtë me funksionimin e strukturave demokratike dhe prosperitetin.

Misioni i OSBE-së ka mandat për të mbështetur dhe promovuar parimet e lirisë së mediave dhe lirinë e shprehjes në Kosovë. Misioni inkurajon të gjithë qytetarët, vendim-marrësit dhe shoqërinë civile që të përkrahin, forcojnë dhe mbrojnë parimet e pavarësisë editoriale, lirinë e shprehjes dhe mediat e lira. Vetëm duke respektuar këto vlera themelore demokratike do të arrihet përparim i mirëfilltë shoqëror dhe ekonomik. 

Për këtë arsye dhe në këtë ditë të veçantë, Misioni shpreh shqetësim për disa zhvillime brengosëse në fushën e mediave kohëve të fundit, duke përfshirë rritjen e numrit të kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve hulumtuese dhe sfidave në pavarësinë editoriale të transmetuesit publik. Siç është cekur së fundi në një raport të OSBE-së [1], mediat mund të ndikohen edhe nga mënyra se si institucionet i shpërndajnë reklamat. 

Raportet nga organizata që masin nivelin e demokracisë dhe lirisë së mediave, përfshirë Freedom House dhe Reporters Sans Frontières, gjtihashtu kanë tërhequr vëmendjen për trysninë mbi mediume dhe gazetarët, gjë që e kërcënon përparimin e arritur në krijimin e demokracisë dhe një shoqërie të hapur në Kosovë.

Për këtë arsye, Misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje autoriteteve që të parandalojnë ndikimin e panevojshëm në media duke siguruar ambient të sigurt për punën e gazetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)