Distancohen nga krahu i luftës
Prishtinë, 4 qershor - Dy partitë politike që kanë bartur bagazhin e luftës kanë filluar të zhvishen nga meritokracia e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila udhëhiqet nga ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që udhëhiqet nga komandanti më në zë i UÇK-së, Ramush Haradinaj, haptazi po distancohen nga krahu i luftës.
Kjo tendencë e distancimit është parë edhe në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa në këtë fushatë ka marrë përmasa më të mëdha, ku vend më të rëndësishëm se ish-drejtuesit e UÇK-së në listat për deputetë kanë zënë pjesëtarët nga shoqëria civile.
/Zëri/