Diskutohet transparenca në shpenzimet e fushatës nga partitë
Prishtinë, 18 korrik - Demokraci Plus (D+) organizon tryezën me temë Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara\"
Zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor u cilësuan si ndër më të mirat të organizuara ndonjëherë në Kosovë.
Të gjithë akterët e përfshirë në proces i konsideruan ato si të sukseshme dhe askush nuk i kontestoj rezultatet e dalura nga to.
Subjektet politike kanë 45 ditë afat që nga mbajtja e zgjedhjeve që të dorëzojnë në KQZ raportet e shpenzimeve të tyre në fushatë.
Por çka do të përmbajnë ato raporte dhe a do ti publikoj KQZ ato para auditimit?
A do ti bëjnë publike vetë subjektet politike raportet e tyre financiare apo do të presin për një presion ndërkombëtar? Kush do të sigurojë që këto raporte janë reale dhe të besueshme?
Për të diskutuar temat lartëpërmendura, D+ ka ftuar në këtë tryezë një numër akterësh nga subjektet politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organizatat jo-qeveritare lokale si dhe akterët tjerë vendor e ndërkombëtar.