19 Maj 2024

Diskutohet rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe KE-së

Prishtinë, 26 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion nga Këshilli i Evropës, në përbërje të Matjaz Gruden, zëvendësdrejtor i Kabinetit të Torbjorn Jagland, Uwe Muller, këshilltar politik në drejtoratin për Këshilldhënie Politike, Tim Cartwright, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe  Andrew Forde , zëvendësshef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Temë diskutimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i Këshillit të Evropës me Kosovën, pas miratimit të Rezolutës për Kosovën nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Me këtë rast u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit me KE-në në disa fusha të rëndësishme, me theks të veçantë që ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

Gjatë këtij takimi delegacioni nga Këshilli i Evropës falënderuan kryeparlamentarin Krasniqi për pritjen që u bëri atyre, ndërsa folën për fushat e bashkëpunimit në të cilat do të mund të kontribuojë Këshilli i Evropës.

Me këtë rast ata reflektuan përkushtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës sa i përket promovimit të aktiviteteve në Kosovë, duke u nisur nga premisa se nuk duhet të ketë asnjë evropian që nuk i gëzon të drejtat themelore.

Delegacioni nga Këshilli i Evropës theksuan se në Kosovë ka më pak se dy milionë evropiane që ende nuk mund t’i gëzojnë të drejtat ashtu siç është paraparë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriu, si dhe sipas të gjitha standardeve që lidhen me sundimin e ligjit.

U sqarua se KE-ja është e interesuar që të zgjerojë këto aktivitete dhe t’i identifikojë edhe disa nga fushat kyçe në të cilat Kosova ka nevoje për mbështetje.

Pasi ata theksuan përkushtimin e tyre për të realizuar misionin e tyre në ndihmë dhe mbështetje për Kosovës thanë se pa marrë parasysh vështirësitë në të cilat do të hasin, do ta përforcojmë sa më shumë kontributin dhe punën e tyre në Kosovë.

Ndërsa, kryeparlamentari Krasniqi duke falënderuar delegacionin e Këshillit të Evropës për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë këtyre viteve në tri fusha kryesore: zhvillimin e demokracisë, sundimin e  rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut, si shtoi se në këto fusha akoma ka nevojë për mbështetje dhe mbikëqyrje.

Kryeparlamentari Krasniqi pasi njoftoi ata edhe lidhur me punën dhe angazhimet e gjertanishme të komisioneve parlamentare dhe Kuvendit, theksoi se miratimi i Rezolutës për Kosovën nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i ka hapur rrugë Kosovës që të rrisë bashkëpunimin me KE-në.
 
Duke vlerësuar përkushtimin e Sekretarit të Përgjithshëm për të shtuar angazhimin e KE-së në Kosovë, kreu i Kuvendit, dr. Krasniqi tha se shkalla e bashkëpunimit mes Këshillit të Evropës dhe Kosovës duhet të rritet edhe më shumë në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)