19 Janar 2025

Diskutohet roli i shoqërisë civile në reformën e administratës publike

Prishtinë, 7 qershor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon konferencën \"Roli i shoqërisë civile në reformën e administratës publike - Standardet dhe praktikat e BE-së\'\'.

Kjo konferencë do të adresojë temën e qeverisjes pjesëmarrëse dhe çështje të tjera kryesore që do të kontribuojnë në formimin e strategjive të reformës së administratës publike në Ballkanin Perëndimor.

Me fokus specifik tek pjesëmarrja e qytetarëve dhe duke marrë parasysh kornizat e krijuara së fundi për mbështetjen e zhvillimit të administratës publike dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë kjo ngjarje do të mbledhë rreth 80 pjesëmarrës nga shoqëria civile, institucionet evropiane dhe autoritetet kombëtare nga gjashtë vende të Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë për të diskutuar: standardet dhe praktikat e mira të pjesëmarrjes së OShC-ve në reformën e administratës publike në BE; përvojat nga rajoni; rezultatet e kërkimit për situatën aktuale në rajon dhe propozimet për përmirësimin e përfshirjes së OShC-ve në reformën e administratës publike.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të kornizës së programit të asistencës teknike, të financuar nga BE, “projekti rajonal TACSO” i cili ka për qëllim mbështetjen e shoqërisë civile dhe demokratizimin në rajonet në zgjerim (Ballkani Perëndimor dhe Turqia).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)