Diskutohet roli i partive në krijimin e hapësirës për të mbështetur gratë kandidate
Prishtinë, 23 mars - Në kuadër të Javës së Gruas, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) organizojnë diskutimin për rëndësinë e përfshirjes së kandidatëve me integritet të lartë në listat zgjedhore.
Faktorët që i pengojnë gratë dhe të rinjtë nga avancimi i karrierës së tyre politike mund të përfshijnë qëndrime diskriminuese të anëtarëve të partive politike, përjashtim nga strukturat e brendshme të pushtetit që dominohen nga burrat dhe rrjeteve të informacionit, burime të kufizuara financiare si dhe mungesa e pajtueshmërisë në mes të jetës profesionale dhe asaj familjare, ndër çështje të tjera.
Gjatë këtij paneli, diskutimi do të përqendrohet në rolin e partive politike në krijimin e hapësirës së nevojshme për të mbështetur gratë kandidate, shkallën në të cilën programet e partive vlerësohen përmes lenteve gjinore dhe integriteti si filtër i rëndësishëm që ata e aplikojnë kur rekrutojnë dhe promovojnë kandidatët.
Panelistët do të nxjerrin mësimet e marra nga zgjedhjet e mëparshme dhe diskutojnë se çfarë i ndalon më shumë gra të depërtojnë më tej para zgjedhjeve të ardhshme lokale.